Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka kërkuar që të durohet edhe 1 muaj deri në ardhjen e vaksinës ndaj COVID-19 në Shqipëri.
Brataj thekson se të parët që do të vaksinohen janë personat me sëmundjet bashkëshoqëruese, prandaj kërkon prej tyre që të mbrohen mirë deri sa të sigurohet vaksina. Nga ana tjetër Pipero në të njëjtën studio supozoi se vaksinën do ta marrin personat mbi 45 vjeç.
Nga ana tjetër ai parashikon që fillimisht në Shqipëri do të ketë një vaksinim të popullsisë në 10-20% kryesisht personat e rrezikuar dhe ata të shërbimeve publike.
”Jo vetëm mosha e tretë, njerëz me sëmundje shoqëruese do të jenë të parët. Të durojmë edhe një muaj, të mbrohen ata që kanë diabet, hipertension. Të mbrohen sepse ata janë më tërrezikuerit.
Ata që kanë patologji bashkëshoqëruese, pastaj ne jemi 18 mijë punonjës.
Duhet të flasim me përqindje, 10-20% i garanton fashat në rrezik dhe shërbimet me publikun, shëndetësia, policia, ushtria, shkolla, arsimi. Gjithë kjo s’kalon 10% të popullsisë.
Edhe për fatin e mirë nuk kemi një përqindje të madhe. Nuk kemi moshë europiane me 80, 90, 100 vjeccarë. Kemi disa avantazhe. Po ashtu kemi qenë gjithmonë te vaksinuar.”- tha Brataj.