Një ditë pas akteve të dhunës, nga protestuesit e opozitës, përballë Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës, policia e shtetit ka vënë nën hetim në gjendje të lirë 8 persona, për hedhje molotovi flakandanësh dhe sendeve të forta në drejtim të uniformave blu.
I pyetur nga AbcNeës, se pse policia nuk I arreston në flagrancë personat që konstatohen me shishe me molotov, apo në momentin që përfshihen ne akte dhunë, drejtori I Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u shpreh se kanë zbatuar procedurën e miratuar nga drejtori I Përgjithshëm I Policisë Muhamet Rrumbullaku.
“Në të gjitha rastet e protestave, policia e Shtetit respekton Kushtetutën ku e drejta për pjesëmarrje në tubime është e garantuar. Kemi zbatuar ligjin e posacëm për tubimet dhe procedurën e miratuar nga drejtori i policise”
Që në nisje të protestës së 11 korrikut, policia sekuestroi së paku 5 qese të mbushuara me gurë, qe ishin feshehur në lulishten ngjitur me kryeministrinë. Ato dyshohet se do të përdoreshin nga protestuesit.
Sapo ish kryeministri Sali Berisha, filloi të fliste mbrëmjen e enjtes, nga arresti shtëpiak, dhjetra persona të maskuar dhe që mbanin syze e kapele, hodhën molotov, në dyer e kryeministrisë.
Pasi mbaruan me aktet e dhunës përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën tek dera e Bashkisë, aty ku vijuan me skenarin e njëjtë të hedhjes së molotovit dhe sendeve të forta kundërjet policisë së shtetit.
Teksa hidheshin dhjetra shishe me molotov, tek godina e bashkisë së Tiranës, mori flakë edhe flamuri Kombëtar. Por pavarësish kësaj, protestuesit nuk u ndalën pasi një shishe e dytë e mbushur me benzin shpërtheu sërish në dritaren e bashkisë duke I vënë flakën për herë të dytë flamurit kombëtar.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët hodhën ujë për të shuar flakët.
Në një tjetër rast, një nga molotovët e protestuesve të opozitës shpërtheu në grumbullin e efketivëve të policisë, duke u rrezikuar seriozisht jetën.
Agjentët e policisë kanë filmuar disa persona të maskuar, me kapele dhe me syze, të cilët dyshohet se janë pikërisht personat që kanë hedhur molotov, gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë.