“Moment Titaniku”, anija turistike përplaset me një ajsberg (VIDEO)

BOTA


Mallkimi i Titanikut” apo “përsëritja e historisë fatkeqe të Titanikut” janë ndoshta gjëja e fundit që do të dëshironit të dëgjonit në një varkë teksa udhëtonit.

Por, ja që këto ishte pikërisht frazat e nxjerrë nga goja e një pasagjeri teksa anija e lundrimit Carnival Spirit u përplas me një ajsberg.

Fatmirësisht askush nuk u mbeti i lënduar dhe anija nuk u dëmtua nga incidenti. Anija turistike po lundronte në Tracy Arm Fjord, në Alaska. Video e incidentit të përplasjes të anijes me ajsbergun u filmuan nga turistët që ishin në bord dhe u bënë virale gjerësisht në rrjetet sociale.

Cassandra Goskie një pasagjere në anijen Carnival Spirit postoi një video në faqen e saj në TikTok teksa dëgjohet të thoshte: “Edhe nëse ne vdesim ia vlen, është një moment Titaniku”.

Anija përfundoi lundrimin e saj shtatëditor në Alaskë të martën pa ndërprerje, duke u kthyer më pas në Seattle, Washington. Carnival Spirit që atëherë ka nisur një tjetër udhëtime kësaj herë vajtje-ardhje po në Alaskë.



Skip to toolbar