Altin Hazizaj nga koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve, I ftuar në studion e “Real Story”, u shpreh se situata e rrjeteve sociale në Shqipëri mund të zgjidhet ashtu sikurse në Francë dhe propozoi një ndër vendimet e reja të BE që lidhet me moshën për të pasur akses në rrjetet sociale.
“Nuk ke ci bën gomarit I bie samarit, por cili është problem I vërtetë. Nuk është as Tik Tok, as Facebook as Instagram. Problemi është që prindërit e te rinjve të sotëm e kanë humbur kontollin,. Prindërit ankohen që fëmija 2 vjeç rri në celular dhe prindi e ka të vështirë t’ja heqi. Të gjithë manualet e thjeshta në cdo gjuhë të botës thonë mos e lë internetin të lidhur në celularin e fëmijës 24/7, vetëm me orar. Ne kemi probleme serioze të edukimit të fëmijëve. As shkolla, as prindi nuk po i edukon. Fëmijët nuk kanë këto mjedise kontrolli dhe unë si prind meqë jam i paaftë ti heq celularin nga dora, hajt ti biem samarit dhe të heqim Tiktokun. Me të dhëna statistikore, Shqipëria dhe Franca janë dy shtete ku adoleshentët, të miturit, fëmijët raportojnë bullizmin si problem kryesor. Franca ka marrë një sërë hapash gjatë dy viteve të fundit për ta zgjidhur dhe e kanë kthyer si problem europian. Në BE ka dy akte kryesore, kanë aktin europian ku caktohen të drejta të sakta për ata që ofrojnë në internet cfarë mund të ofrojnë ose jo, ka rregulla të sakta për fëmjët dhe brenda këtij vitit BE do të nxjerr një për mbrojtjen kibernetike të fëmijëve. Do vendoset verifikimi I moshës o në janar o në shkurt të vitit të ardhshëm, që do të thotë nuk hyn në Tiktok nëse s’ke mbushur 13 vjeç. Ajo që do ndodh në BE është që për të hyrë në Tiktok do hysh më kartën e id, për të mos pasur akses për informacione që nuk janë të duhura për moshën. Dhe ne në Shqipëri mund të bëjmë të njëtën gjë.” – u shpreh Hazizaj./abcnews.al