Morën peng dhe vranë 49-vjeçarin, gjykata lë në burg 5 autorët

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Bëhet fjalë për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës, i cili e ka groposur.

Avokati i një prej të arrestuarve, Elton Hajrit, Arber Hoxha, tha se të pandehurit kanë mohuar akuzat e prokurorisë. Vet Elton Hajri pohoi para togave të zeza se nuk e kishte më prej 3 vitesh në përdorim atë furgon, me të cilin mendohet se është transportuar trupi i Prengës.

49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut



Skip to toolbar