Maratona e notit në Sarandë, vdes garuesi

AKTUALITET


Maratona Kombëtare e Notit për grupmoshat 10-80 vjeç, që zhvillohet në qytetin e Sarandës është shoqëruar me një tragjedi këtë vit. Një 72 vjeçar, i cili ka marrë pjesë në maratonën e notit, ka humbur jetën.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq. Ai është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetoj. Shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak i të moshuarit.



Skip to toolbar