“Mos ejani në konsullatë/ Ambasada SHBA ngre alarmin: Priten sulme në Arabinë Saudite lindore

BOTA


Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite ka lëshuar një alarm sigurie duke paralajmëruar për sulme me raketa dhe dronë në qytetin lindor të Dhahranit, një qendër e madhe administrative për industrinë saudite të naftës.

“Mos ejani në konsullatën amerikane. Sigurohuni menjëherë në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë. Konsullata amerikane në Dhahran u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Dhahran të strehohen në vend, të rishikojnë planet e sigurisë në rast të një sulmi dhe të qëndrojnë vigjilentë në rast të sulmeve të mëtejshme në të ardhmen. Personeli i konsullatës amerikane është strehuar.”, thuhet në reagim.

Paralajmërimi vjen pasi ambasada amerikane në kryeqytetin saudit, Riad, u godit nga dy dronë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr dhe duke e detyruar ambasadën të mbyllet.



Skip to toolbar