Mos harroni çadrën, shi dhe shtrëngata gjatë ditës

Më të fundit


I gjithë vendi sot ndodhet nën pushtetin e shiut, aq sa koha ngjason me një ditë normale dimri dhe jo pranvere.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se reshjet do të vijojnë gjatë gjithës ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 19 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.



Skip to toolbar