“Mos më kryqëzoni”, Rama i përgjigjet Hajdarit me thëniet e aktorëve: Ju jeni në kundravajtje

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama gjatë interpelancës në Kuvend e thërritur nga deputetët e opozitës së re, ka cituar thëniet e aktorëve që u rreshtuan pro ngritjes së Teatrit të ri Kombëtar.

Rama i është përgjigjur Rudina Hajdarit dhe personave të tjerë që sipas tij u lënduan nga shembja e kësaj godine.


“Kur e nisën protestën për Teatrin, as ju as ata që janë kthyer në bijtë e lënduar të Shekspirit dhe Molierit jo vetëm nuk ishit aty por ju ishte thënë të mos dukeshit aty, aty ishin Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi, jo dy Budinat, po i përgjigjem Hajdarit dhe gjithë të lënduarve për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë jo aktorëve politikë që luajnë Teatrin, te unaza e re te e vjetra apo aty ku bashkohen dy unazat. Jeni në një zhvillim konfuz, jeni në kundravajtje zonja deputete

Ndrenika: Mos më kryqëzoni kam qenë e jam për Teatër të ri e bashkëkohor që ka detyrë për ta bëjë shteti paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta edhe aty ku i merrte Tito.

Derhemi: Të mos preket trualli dhe të shpallet konkurs ekspertësh për Teatrin, skena na njeh kush jemi dhe sa vlejnë, ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë tempullit janë jashtë historisë”,

Bujar Asqeriu: Unë në atë godinë nuk futem, se ajo është sëmundje. Dua një teatër të ri, këtët çështje tja lëmë akitektëve”, thekson Rama.




Skip to toolbar