Moska i kërkon Tiranës terroristin e ISIS, hiqej si shurdhmemec

AKTUALITET


Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, i dyshuar për vepra terroriste, pasi dyshohet se ka luftuar në Siri si pjesë e shtetit islamik ISIS. Kërkesa ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit me 19 gusht dhe seanca e parë pritet të zhvillohet me 29 gusht.

Miklaev i dyshuar si anëtar i grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec. Përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë u mendua se mund të ishte shurdh-memec. Ai u tradhtua pas një telefonate.

Pas insistimit të autoriteteve, Rasul vijoi të jepte identitete të ndryshme, plot 11 të tillë. Identifikimi i tij angazhoi disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente, derisa u zbulua se për të kishte një urdhër arrest nga autoritetet ruse për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Në Qershor të vitit 2013 Rasul Miklaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Sipas të dhënave, 34-vjeçari Rasul Mislaev, ka hyrë në Shqipëri këtë vit nga pika kufitare e Kakavijës.



Skip to toolbar