Moti ekstrem ka mbërthyer SHBA, shkon në pesë numri i të vdekurve nga ngricat

BOTA


Shkon në pesë numri i viktimave nga moti i keq në SHBA.

Shtatë shtetet amerikane Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Më shumë se 2300 fluturime janë anuluara, ndërsa rreth 9000 të tjerra kanë pasur vonesa për shkak të motit ekstrem. Rreth 190 mijë banorë kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në këto shtete.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dëborës dhe të shiut parashikohen që të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën më të madhe në verilindje të SHBA-së.



Skip to toolbar