Moti i keq bllokon portin e Durrësit dhe të Barit

AKTUALITET


Moti i keq ka bllokuar lundrimin e trageteve nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Barit është mbyllur fillimisht dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapitaneria e portit të Barit. Më pas, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojnë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

“Duke parë përkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitanerinë e portit të Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë. Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes së portit të Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit. Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta. Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit”, deklarohet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.



Skip to toolbar