Kushtet e këqija të motit që kanë përfshirë vendin prej 4 ditësh vijojnë të shkaktojnë problematika, kryesisht në veri të vendit. Bëhet me dije se në Fushë Arrëz, situata vazhdon të jetë problematike, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe erës së fuqishme. Rruga Iballë vazhdon të jetë e bllokuar.
Në Shkodër, rrugët janë të kalueshme, por probleme ka me furnizimin me energji elektrike. Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në Pult dhe në bashkinë Vau Dejës.
Shkollat në Iballë, Blerim dhe Fierz vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për ditën e sotme.
Në territorin e qarkut Lezhë, situata duket më e qetë, ku intensiteti i erës ka rënë. Edhe në këtë qark ka probleme me furnizimin me energji, konkretisht në Kurbin dhe Mirditë.