Moti i keq, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë problematika në Durrës

AKTUALITET


Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit.

Situata paraqitet më problematike, në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale. Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat.

Aktualisht problematika ka në rrugët

– “Mbreti Gert”,

– “Hysen Kertusha”,

– “Abaz Çelkupa”,

– “Neki Libohova”,

– “Dalip Peza”,

– “Hysen Myshketa”,

– “Jahja Ballhysa”,

– “Vollga”

– “Asti Gogoli”,

– “Mbreti i Arbërit”

– “Jusuf Myzyri”

– zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit,

– tek Ura e Dajlanit,

– nënstacioni elektrik në Rrashbull

-rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.



Skip to toolbar