Rritja e frikshme e perhapjes se koronavirusit ne vend eshte shoqeruar me shtim te personave te shtruar ne Infektiv, e po ashtu edhe te pacienteve ne terapi intensive dhe atyre te intibuar.
Ministria e Shendetesise, ka bere me dije sot se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.
“Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”- apelon ministria e Shendetesise.