MSH: Ulen shtrimet në Infektiv, por shqetësuese situata në terapinë intensive

CORONAVIRUS


Një ditë më parë ishte Kruja e cila ia kishte kaluar Tiranës për nga numri i lartë i të infektuarve, por sot, vendin e parë e zë Shkodra.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Nderkohe qe koronavirusi po shenon raste te shtuara ne thuajse gjithe vendin, mbetet shqetesuese situata e te shtruarve ne Infektiv.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë. Shifer kjo e ulur ne krahasim me nje dite me pare, ku numeroheshin 82 te shtruar.

Po shqetesuese mbetet situata e pacienteve ne terapi intensive. Ministria ka njoftuar sot se kemi 14 paciente në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”- njofton MSh, duke apeluar per shume kujdes nga ana e gjithe qytetareve, mbajtje te maskes ku nuk ruhet dot distanca, higjiena e duarve dhe shmangia e grumbullimeve.



Skip to toolbar