‘Mulnopiravir’ kundër COVID e miratuar nga Britania, ministrja e Shëndetësisë: Kemi bërë porosinë

Më të fundit


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe. 

Manastirliu tha se përmes lidhjeve dhe instrumenteve të përbashkët të krijuar dhe nga BE, qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje. Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”, tha ajo.

I vumë masat, por zbatimi i tyre? Kur vendosëm masat e kontrolleve kufitare në raport me vendet me rrisk të lartë, kjo është përgjegjësi e inspektorateve, e policisë. Të gjithë këta kanë bërë detyrën e tyre. nuk vendosim dot një polic për një qytetar. Italia nuk është zonë e nxehtë. Këtu përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare ka rol determinant. Ne sot nuk e kemi hequre maskën nga ambientet e brendshme, por a kemi një polic që të kontrollojë për çdo qytetar?! Jo! Nga hapja e shkollave deri tani janë bërë 730 kontrolle, kam marrë masa. Fëmijët në shkolla zbatojnë protokollin. Masat janë marrë, jemi duke i zbatuar. Është një përpjekje e të gjithëve për të arritur këto. Por edhe frika ruan vreshtin. Në aktivitetet që kërkojnë protokolle, janë të monitoruara.”, pohoi ajo.



Skip to toolbar