“Mund të largojë SHBA nga NATO”, deklarata shokuese e ish-zyrtarit të lartë për Trump

BOTA


Nëse Trump do të fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor, do të dalë nga aleanca e NATO-s. Ky është komenti i një ish zyrtari të lartë amerikan i cili ka shërbyer si në administratë e Trump, ashtu dhe të Biden në nivele të larta.

“NATO do të ishte në rrezik të vërtetë. Mendoj se ai do të përpiqet të largohet”, ka thënë John Bolton, ish këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare.

Sakaq, një ditë më parë aleatët e NATO reaguan të alarmuar pas deklaratës së Trump. Ky i fundit tha se nëse rizgjidhej nuk do të mbronte nga sulmet ruse anëtarët që nuk paguajnë detyrimet financiare.

Shefi i NATO, Jens Stoltenberg i cilësoi komentet si tepër të rrezikshme për sigurinë e ushtarëve europianë dhe amerikanë.



Skip to toolbar