Mungesat ndaj Bjellorusisë, Reja duhet të riformatojë mesfushën

KOMBËTARE


Fitorja kundër Kazakistanit e mbajti në lojë, ndërsa rikthimi te suksesi i dha një dozë të mire optimizmi kombëtares së Shqipërisë në misionin e saj për vendin e parë në Grupin e Ligës së Kombeve. Por asgjë nuk do të kishte vlerë nëse kuqezinjtë nuk përsërisin veten në sfidën e fundit kundër Bjellorusisë.

125156693 3332737993492073 276287990914867683 N (1)

Ndeshja e së mërkurës është një finale e vërtetë për Edi Reja dhe të besuarit e tij. Bjellorusia kryeson renditjen me 10 pikë, dy më shumë se Shqipëria dhe për këtë arsye, fitorja është e vetmja që bën punë. Për këtë duhen gola dhe si pasojë një skuadër që duhet ti kërkojë me shumë ngulm, duke u mbështetur te pritshmëritë për një rival të kënaqur me barazimin dhe që do të mbrohet shumë.

125099171 3332738233492049 4052995107351617723 N

Formacioni i hedhur në fushë të dielën nga Reja dha rezultat, por në të njëjtën kohë kishte edhe probleme, që u nënvizuan edhe nga vetë tekniku. Gjithsesi, priten pak ndyshime nga skuadra që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Kazakistanit. Porta dhe mbrojtja nuk ndryshon.

125359138 3338694389563100 3212805863895292242 N

Në krahë, përshtatja e Uzunit në një rol të ri nuk funksionoi dhe Reja pritet të gjejë një tjetër interpretues. Doka është një opsion në të djathtë, duke spostuar Hysaj në krahun e majtë. Mungesa e Abrashit të pezulluar, detyron trajnerin të riformatojë mesfushën. I sigurtë është vetëm Memushaj, ashtu siç duket edhe Gjasula, megjithëse forma e tij shqetëson Rejan.

125431900 3338694079563131 1989328984258194497 N

Opsion është aktivizimi Laçit dhe Kallakut nga minuta e parë. Pak dilema ka për sulmin, ku ashtu si të shtunën, detyra për të gjetur sërish rrugën e rrjetës i takon dyshes Cikalleshi-Manaj.



Skip to toolbar