Një murator shqiptar me precedentë penalë, është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se furnizonte me kokainë shpërndarësit në qytetin ku jetonte. Në pranga përfundoi Roland Barkaj, 35 vjeç, pasi në bodrumin e ndërtesës, ku ai jetonte, u gjet rreth gjysmë kg kokainë. Burri, me banim në Oregina, u mbajt nën vëzhgim nga hetuesit kohët e fundit. Hetuesit zbuluan se ai nuk u shiste lëndë narkotike të varurve nga droga, përkundrazi furnizonte tregtarët e vegjël, duke sjellë sasi të konsiderueshme kokaine me nga një kile e lart.
Seksioni antidrogë i policisë e ndaloi atë kur po linte bodrumin, duke gjetur brenda ndërtesës 7 kuti të vogla që përmbanin kokainë si dhe 460 euro. Gjatë kontrollit të bodrumit u gjetën edhe tre qese të tjera me kokainë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia italiane gjeti edhe 4 mijë euro të tjera, të cilat janë sekuestruar, pasi konsiderohen si të ardhura nga shitja e drogës.
Në vitin 2015, Roland Barkaj u arrestua bashkë me pesë shqiptarë të tjerë, po për kokainë, por në atë kohë vepronte në Genova. Nga Genova, në sajë të udhëtimit me tren, droga kalonte në Borgotaro. Këtu ishin aktivë më shumë shpërndarës të tjerë Albano Rada, 28 vjeç, bashkë me Ici Jencin, 39 vjeç, të cilët menaxhonin tregun lokal. Por pas operacionit në Fidenza, Rada u kthye në Shqipëri bënin me dije mediat italiane në ato kohë. Vendin e tij e zuri Evis Janeci, 27 vjeç. Karabinierrët e zbuluan më 6 qershor të vitit 2014 me 104 gramë kokainë të sapo blerë në Genova. 27-vjeçari shqiptar mbeti dhe viktimë e një grabitje të mbetur në tentativë, të kryer nga Xhaferr Çullhaj, 25-vjeçari banues në Medesano, për mospagesën e një dërgese droge.
Kokaina kishte dalje edhe në Parma, ku ishte aktiv shtetasi tjetër shqiptar, Denis Bilbili, banues në Venecia. Edhe ai furnizohej në Liguria, falë kontakteve me Barkajn. E quanin “birrë” ose “cigare”. Këto ishin termat e kodit me të cilat i referoheshin kokainës të cilën e dërgonin në Borgotaro dhe Parma. Një bandë e cila operonte në mënyrë të pavarur që nga viti 2014 deri në korrik të 2014-s, kur u mbyll hetimi i policisë nga karabinierët.