Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas protokollit derrat e ngordhur në Lezhë

AKTUALITET


LEZHË- Ka përfunduar operacioni për djegien dhe asgjësimin e derrave të ngordhur nga murtaja afrikane në një fermë në fshatin Ishull-Lezhë.

Sipas autoritetit të veterinarisë deri tani kanë ngordhur 73 derra te cilët janë asgjësuar konform protokollit të përcaktuar me ligj, ndërsa e gjithë zona do të qëndrojë në karantinë për 21 ditë.

Aktualisht nuk është konstatuar vatër e re e sëmundjes, por ju kërkohet fermerëve dhe konsumatorëve që të bëjnë kujdes mos të përdoret mish i pa certifikuar.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të së dielës, autoriteti i veterinarisë pritet të dalë në terren në 6 pika te ndryshme që të çojnë drejt tregut të Milotit, por te mos lejuar tregtimin e derrave në këtë pazar./abcnews.al



Skip to toolbar