“Na duhet freskia e Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri hungarez: Shqipëria, arritje të prekshme

Më të fundit


Péter Szijjarto, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, ka folur në lidhje me hapjen e grup kapitujve të parë të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se procesi përgatitor është i vështirë dhe kompleks, ndërsa tha se akademia diplomatike e punëve të jashtme në Hungari do të bëjë trajtim për 50 anëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit.

“Është nder për ne që nisja e negociatave të vërteta dhe thelbësore nisën gjatë presidencës Hungarze. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë, dhe ishin në këtë pozicion dhe atëherë ishte Kroacia.

Sot folëm për grup kapitujt themelorë. Janë 6 që duhet të negociohen dhe e dimë që procesi përgatitor është i vështirë, kompleks, i fortë dhe e dimë që përvoja ka rëndësi. Dhe kur kryeministri na vizitoi në Budapest, ramë dakord që akademia diplomatike e punëve të jashtme në Hungari do të bëjë trajtim për 50 anëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit”, tha ministri i jashtëm hungarez.



Skip to toolbar