Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e sotëm në “Shtëpinë e Futbollit” një seancë stërvitore para nisjes për në Pragë, ku ditën e shtunë do të luajë ndeshjen ndaj Ukrainës.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e para të Nations League kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë. Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë lojtarë nuk ka probleme fizike.
Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Pragë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel. Kuqezinjtë përgatitjet për takimin ndaj Ukrainës do t’i mbyllin ditën e nesërme.
Fillimisht trajneri Silvinjo do të zhvillojë konferencën zyrtare në stadiumin “Epet Arena” në orën 17:15, e më pas do të drejtojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Ukrainën.
Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.