Analisti Mentor Nazarko thotë se me bazën e re të NATO-s në Kuçovë, Shqipëria është më e mbrojtur. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se vendi ynë nuk është vetëm përballë rusëve.
“Ka një konkurrencë për t’u bërë i dobishëm për NATO-n, duke strehuar baza të tilla. Rama theksoi vendosjen e bazës detare të NATO-s në Durrës. Besoj se për shkak të ndërtimit të tyre, jemi më të mbrojtur sesa po të mos i kishim. Ne kemi marrë përsiper edhe mërinë e iranianëve për atë punë. Diskutohej mundësia që ne të goditeshim me dron. Po lexoja sot kryeminstren e një vendi baltik që analizonte propozimin francez, vend baltik i ekspozuar në vijë të parëndaj ndërhyrjes ruse, thoshte që po, është një opsion që duhet marrë në konsideratë. Shqipëria nuk është e vetme përballë rusëve. Duhe të zhvillojmë diplomaci të tillë, që përkundrejt dobisë apo shërbimit që ofrojnë të kësaj natyre, të marrim akoma më shumë në funksion të interesit tonë kombëtar”, theksoi ai.
Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Rajonale për Sigurinë, Juxhina Sotiri deklaroi se Shqipëria tregoi kapacitetet e saj mbrojtëse. Sipas Sotirit, aleanca ushtarake ka bërë thirrje për rikthim në industrinë e luftës, për shkak edhe të agresionit rus në Ukrainë.
“Mesa mbaj mend, edhe kur ministrja e Mbroijtjes ishte Olta Xhaçka u fol për blerjen e Black Hawk. Nëse do e shikojmë qartë eventin e mbajtur, prania më e lartë nga NATO, ishte menaxherja e lartë e Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurorimeve. Në vijën e atyre investimeve strategjike që po bën NATO, ky ishte një lloj show nga vendi ynë për kapacitetet mbrojtëse që kemi. Është një panoramë e qartë, shikojmë një ndryshim. Ne kemi një rikthim në luftërat konvencionale. Sa më shumë nga aleanca po bëhet thirrje për një rikthim në industrinë e luftës, investime që rrisin kapacitete dhe aftësinë e shteteve për të qenë gati ndaj një sulmi konvencional. Në gjykimin tim, patjetër që do të vazhdojë. Në 2023, është miratuar edhe plani i mbrojtjes së aleancës”, nënvizoi ajo./abcnews.al