NATO paralajmëron Serbinë: Ndërhyjmë nëse vihet në rrezik siguria e Kosovës

BOTA


Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg nuk tërhiqet nga paralajmërimi se KFOR do të ndërhyjë nëse siguria e Kosovës do të vihet në rrezik.

Gjatë një interviste për gazetën malazeze “Vijesti”, shefi i Aleancës zbulon se ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në lidhje me situatën e tensionuar që u krijua në very të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. 

Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. 

Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan.



Skip to toolbar