Ministria e mbrojtjes e Turqisë thotë se një raketë balistike nga Irani është rrëzuar në hapësirën ajrore turke nga mbrojtjet e NATO-s, në incidentin e tretë të tillë brenda pak më shumë se një jave.
“Një municion balistik i nisur nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Turqia se i ka kërkuar Iranit një shpjegim dhe përsërit se “të gjitha masat e nevojshme po merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi” ndaj territorit dhe hapësirës ajrore turke.
Më parë, mediat turke raportuan se sirena ishin dëgjuar në bazën ajrore Incirlik të Turqisë, një strukturë kyçe e NATO-s ku janë të vendosura trupat amerikane pranë qytetit juglindor të Adanas.
