Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pranë dhe kurioziteti lidhet me planin që do të udhëheqin fushatën e partive në garë.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘Real Story’ se Berisha po zgjedh kartën e populizmit pa treguar që ka një vizion.
Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se politika është e centralizuar dhe se partitë e reja janë më mirë se partitë aktuale dhe duhet dhënë mundësia që populli ‘ti vendosë në provë’.
Mentor Nazarko: “Disa prej 330 fjalimeve, Berisha zgjodhi një kartë që tentoi të rezononte këto shtresa dhe bëri një lojë të ngjashme me kryeministrin e Malit të Zi. Me teorinë e rrogës minimale, pensionit minimal, shpenzime pa mbulesë. Berisha I cili është I provuar disa herë po tenton të luajë me nje kartë populizmi pa treguar që ka një viZion dhe kjo është dëshperuese.”
Brizida Gjikondi:“E kanë mbyllur sistemin me ndrysh0imet në prill të 2008 të cilat e centralizua politikën mes PD dhe PS dhe e kanë bërë si një hinkë që këta e mbajnë dorën andej nga del uji. Pamë një berishë t butë kur do votohej buxheti, dhe kur doli jashtë foli për parfume jo për buxhetin. Ka shumë shpresë të partitë e reja që janë shumë më mirë se këto plakat e vjetra që janë grumbullime njerëzish me interesa. Dy forca politike kanë kapur edhe mediat dhe gjithë hapësirën.
Mes forcave të reja kanë dhe figuraë janë delirante që ngjajnë me figurat që kemi. Prapë mendoj që nuk janë aq pis sa janë të tjerëet. Të paktën ti vendosim në provë. Historia e këtij 30 vjeçarit tu ketë dhënë një mesazh si nuk duhet të jenë.” / abcnews.al