“Këto janë zgjedhjet e fundit që fitojnë dy partitë kryesore në vend. Problemi i madh i Shqipërisë është ky që gjatë 30 viteve asnjëherë opozita s’ka fituar se ka sjellë programe, por se ka rënë ekonomia apo kundërshtari.”.
Kështu deklaroi analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar sot në emisionin “Real Story”, në ‘News24’. Nazarko tha se do të vepronte njësoj si Basha që mori përsipër përgjegjësinë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar pas shpalljes non-grata.
“PD ka pasur dekriminalizimin si qëllim. Në momentin kur ai thotë; hiqeni nga partia atë tjetrin, nuk mund ta bënte kryetar Berishën. Unë vetë kam pasur qëndrimin se po të isha në pozicionin e Bashës, atë punë do mbaja. Do mbaja zjarrin në kurriz. Po ta bënte me vendim të hapur, do kishim në maksimum këtë që kishim tani. Ndoshta do kursenim tullat e PD, apo dhe tenderin. Basha ka marrë të njëjtat dëme dhe tani. Gjykatësi që do të gjykojë çështje, është objekt për t’u diskutuar. Zoti Alibeaj është jurist. Gjykatësi e ka shumë problem. po të kishte Berisha firmat, i zinte mat këta. Ajo sallë që u mbajt në Pallatin e Kongreseve nuk mban 5 mijë veta. Unë ende me moshën që kam, se kuptoj se pse Basha dhe Berisha kanë shkuar në gjykatë! Nesër në mëngjes ai gjykatës thotë; Berisha ka të drejtë dhe i thotë Bashës: Dil! Po pse nuk priti Berisha vendimin e Gjykatës. Basha po e pret. Berisha nëse është kështu, është vetëshkatërruar. Këto janë zgjedhjet e fundit që fitojnë dy partitë kryesore në vend. Problemi i madh i Shqipërisë është ky që gjatë 30 viteve asnjëherë opozita s’ka fituar se ka sjellë programe, por se ka rënë ekonomia apo kundërshtari. Këto janë zgjedhjet e fundit, ndoshta PS mund të mbijetojë pak. S’ka mundësi që ata që s’kanë asnjë strategji, të vazhdoni të mbijetoni në këtë kaos. Paritë kryesore janë grumbull nëpunësesh. Mbas Ramës, ky vend në fat të mirë mund të ketë një tranzicion 10-vjeçar. Kemi në shtet komunist, ku bëhet një buxhet komunist. S’më bën përshtypje historia e PD, pasi nga njëra anë e quaj PD më të privilegjuar.”, tha ai.