Nazarko në “Real Story”: Termi ‘Vorio Epir’ është një term i shpikur ushtarakisht

Më të fundit


TIRANË- Komentatori politik Mentor Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” komentoi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të dielën në Selanik.

Ai theksoi se në fjalën e tij, Rama duhet të kishte marrë për referencë marrëdhëniet aktuale dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike të qytetarëve në Selanik.

“Mendoj se Rama duhet t’i ishte referuar një periudhë tjetër, periudhës aktuale të Selanikut. Referenca për Selanikut për bashkëjetesën fetare dhe etnike, mund të ishin më të qarta dhe me koncize. Mirëpo thënë ketë, ne që s’jemi politikanë, ne do duhet të themi se historia e Selanikut është historia e largimit me forcë të shqiptarëve nga bashkëpunimi turko-greke.”, tha ai.

Në përgjigje të deklaratave të Ramës dje në Selanik, kur tha se Vorio Epiri është një term i vdekur, Ministria e Jashtme e Greqisë theksoi se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon”.

Për këtë, Nazarko u shpreh se reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë ishte korrekt, teksa përmend në deklaratën e saj fjalinë “historia nuk ndryshon”.

Sipas Nazarkos, termi “Vorio Epiri” është një term i shpikur ushtarakisht.

“Për ta përmbyllur se pse Ministria e Jashtëm kishe një qëndrim korrekt në gjykimin tim. Fjalia “historia nuk ndryshon” është një fjali sferike.

Greqia është imponuar në marrëveshje dypalëshe që në përdorimin e dokumenteve, termat gjeografikë duhet të zhduken nga dokumentet zyrtare dhe kjo vlen për të dyja vendet.

“Termi Vorio Epir është një term i shpikur ushtarakisht”, tha ai.



Skip to toolbar