Analisti Shpëtim Nazarko thotë se veprimet e kryedemokratit Lulzim Basha pas vendimit të parë për pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar janë taktikisht të gabuar. Nazarko tha në “Real Story” në News24 se PD nuk mund ta përjashtojë Berishën. Sipas tij, përshkallëzimi që për disa është forcë i veprimeve unë mendoj që janë akte të gabuara dhe një lojtar që ka qetësinë e duhur, vulën e partisë, një mbështetje perëndimore nga mbrapa nuk i takojnë këto shprehje.
Nazarko: Nëse do të flitej për një akt të veçuar, jam dakord 100% me Bashën, dhe unë atë do bëja, do tërhiqja zjarrin mbi veten. Por fill pas kësaj lëvizjeje, të gjithë lëvizjet e mëpasshme të Bashës dhe të PD janë të gabuara të gjitha deri në një.
Ta zëmë se Berisha ka 4200 firma dhe i ka depozituar dhe i sheh partia. Në qoftë se Berisha vjen me 4200 firma në tavolinë, të gjitha bëhen pluhur e hi. Po të isha unë dhe do e dija që ka zhavorr në firmat e tij, do e lija të gabonte deri në fund. Do thosha po patjetër, ti bjeri nëse ka, mirë.
Natyrisht që PD nuk mund ta përjashtojë Berishën për mendimin tim. Çfarë ndodh nëse ka 4200 firma të Kuvendit është më shumë se kryesia, ata janë partia. Në qoftë se këta do ishin një parti që nuk do i nxirrnin sherret e veta, si katarsis i PS, se njësoj janë siç thoshte Dritëroi nga një mitër kanë dalë, nëse do zgjidhej në paqe…këto firma bëheshin online në parti, pa i prekur njeri me dorë dhe mbaronte kjo histori. Por në momentin që këto paraqiten nuk mund të ndërmarrësh asnjë veprim të vetëm ndaj Berishës. Unë vetë dëgjova Berishën
Bardhi: Nëse Berisha do kishte firmën e 4200 delegatëve do i mbyllte në kasafortë? Në qoftë se Berisha ka 4200 shkojmë në Kuvend në datën 18.
Nazarko: Është e trukuar loja nga të dyja anët. Unë vetë e dyshova Berishën, duke e njohur. Para tre ditëve kur tha mjaftojë 1800, thashë paska zhavorr. Unë besova që ai 2400 mund të ketë brenda shumë zhavorr. Nuk e di cili është statuti i tyre, a janë të mjaftueshme 1800 firma për të thirrur Kongresin pa llogaritur zhavorrin, llogarinë me Berishën ju nuk e mbyllni dot. Ju mund të mbani vulën, por aktiviteti i mëpasshëm i PD, ku Berisha si Nano janë të fundit të dashur të turmave, ju do të keni një betejë të gjatë, prapë se prapë keni një Berishë mbrapa me një pjesë të PD. Në qoftë se akti i parë i Bashës ishte më korrekti dhe më principiali që e mbajti zjarrin mbi vete, pjesa tjetër ka qenë e gabuar taktikisht. Shkallëzimi që për disa është forcë i veprimeve unë mendoj që janë akte të gabuara dhe një lojtar që ka qetësinë e duhur, vulën e partisë, një mbështetje perëndimore nga mbrapa nuk i takojnë këto shprehje. Siç thoni ju që i intimidon, ashtu mund të thotë dhe ai.