Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe.
Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.
Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.
“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.
Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, zonja Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.
Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.
Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”.