Është ndarë nga jeta Anton Berisha, i cili ka shërbyer si zv/ministër i punëve të jashtme dhe ambasador i Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke treguar se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i tij do të bëhet më 3 janar në varrezat katolike në Pejë.
“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, njoftojnë familjarët.