Ndahet nga jeta Jacques Chirac

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare ish presidenti francez Jacques Chirac. Lajmi është bërë i ditur nga dhëndri i tij.

“Presidenti Jacques Chirac vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij, në mënyrë paqësore”, tha dhëndri i tij për AFP.

Chirac shërbeu dy mandate si president i Francës. Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet. Ai mbahet mend për kundërshtimin e pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SH.B.A. në 2003.

Ai shërbeu si kreu i shtetit nga viti 1995 deri në 2007, me shëndetin e tij që përkeqësohej në mënyrë të vazhdueshme.

Ai pësoi një goditje në tru në 2005, dhe në vitin 2014. Gruaja e tij, Bernadette, tha se ai nuk do të fliste më në publik, duke përmendur se kishte probleme me kujtesën, raportojnë mediat franceze.

Ai ishte presidenti i dytë pas Luftës që qëndroi më gjatë në pushtet në Francë pas paraardhësit të tij socialist Francois Mitterrand.

Ai lindi në 1932, ishte djali i një menaxheri banke që më vonë u bë drejtor i kompanisë së avionëve Dassault.

Chirac ishte presidenti i Republikës Franceze nga 1995 deri në 2007, ish-kryebashiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Evropian.

Kujtojmë se gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Parisit, më 1978, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit francez, miratoi emërtimin e sheshit “Place di Skanderbeg”, në nder të shqiptarëve që jetonin në këtë vend si dhe të heroit tonë kombëtar.



Skip to toolbar