Ndahet nga jeta legjenda holandeze e futbollit, Johan Neeskens

AKTUALITET


Legjenda holandeze e futbollit, Johan Neeskens ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.

I cilësuar një nga mesfushorët më të mirë të të gjithë kohërave, Neeskens ishte tri herë fitues i Kupës së Evropës.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të legjendës holandeze Johan Neeskens, një tri herë fitues i Kupës së Evropës dhe një nga të mëdhenjtë e vërtetë të futbollit. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe komunitetin global të futbollit”, shkruan UEFA në postimin e saj.



Skip to toolbar