Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo

AKTUALITET


Isuf Kalo, mjek, profesor, por dhe publicist, është ndarë nga jeta.

Lajmin e konfirmoi familja e të ndjerit.

Profesor Kalo po qëndronte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, jashtë Shqipërisë.

Tashmë pritet sjellja e trupit në atdhe.

Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat, ku ai u lind në 1942.

Kujtojmë se Isuf Kalo ka qenë dhe mjeku personal i Enver Hoxhës.

Ai shkruajti dhe një libër me kujtime kur shërbente për diktatorin, me titullin “Blloku”.

Për ndarjen e tij nga jeta, ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. 

Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit.

U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ajo.



Skip to toolbar