“Ndalni armët për Izraelin”/ Macron: Vetëm kështu përfundon lufta në Lindjen e Mesme

BOTA


Në samitin e vendeve mesdhetare të Bashkimit Europian të mbajtur në Qipro, Presidenti Francez Emmanuel Macron ripërsëriti thirrjen e tij për të ndalur dërgesat e armëve drejt Izraelit, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme sesi Lufta që po zhvillohet në lindjen e Mesme do të ndalej.

Macron u shpreh se kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin, por është një thirrje që dëshmon se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për një armëpushim.

“Ne kemi përsëritur nevojën për një armëpushim dhe ky armëpushim është thelbësor si në Gaza ashtu edhe në Liban. Ne kemi nevojë për të ndalur luftën tani, ashtu siç kemi nevojë për lirimin e pengjev. Lufta duhet të ndalet për atë të cilët janë viktima të saj, duhet të ndalet për kërcënimin që ajo paraqet për të gjithë stabilitetin e rajonit dhe më gjërë.Kjo është arsyeja pse Franca ka bërë thirrje për ndalimin e eksporteve të armëve.

Liderët e tjerë këtu kanë bërë të njëjtën gjë, siç e dimë të gjithë. Kjo është e vetmja mundësi që kemi sot për t’i dhënë fund. Edhe një herë, le të jemi të qartë: kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin kundër kërcënimeve ndaj këtij vendi dhe populli mik, por një thirrje për të ndaluar çdo destabilizim të mëtejshëm në këtë pjesë të botës. Stabiliteti dhe paqja do të vijnë vetëm përmes zgjidhjeve diplomatike.”



Skip to toolbar