Ndalohet në ceremoni, motra e Kacifas shpërthen në akuza: Bularati është Greqi

AKTUALITET


Motra e Konstandin Kacifas dhe familjarë të tij nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët. Policia i ka ndaluar ata të futen në ceremoni për të cilën kishin përgatitur dhe një baner me emrin e Kacifas dhe datën e vrasjes së tij. Kjo ka bërë që motra e Kacifas të shpërthejë në akuza të forta drejtuar qeverisë, ndërsa ka thënë se Bularati është tokë greke.

 “Kisha frikë mos ishin të armatosu. Turp, skandal për qeverinë shqiptare se ne jemi grekë autoktonë. Jemi në tokë greke. Populli nuk ka faj, e kanë fajin drejtuesit e shtetit”, janë disa nga fjalët e motrës së Kostandinos Kacifas.

Ajo ka kërkuar të zbardhet e vërteta për vrasjen e vëllait të saj. Ajo ka thënë se kanë vuajtur nga sistemi i Enver Hoxhës dhe po vuajnë akoma. Thirrjeve të saj dhe familjarëve të tjerë ‘Kacifa jeton, ti na drejton’ nuk i është bashkuar asnjë nga të pranishmit në ceremoni.

35-vjeçari u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr ndaj forcave të policisë shqiptare. Tre ditë më parë në nderim të tij, qindra shtetas grekë erdhën në Shqipëri dhe kryen homazhe në Bularat, ku nëna e Kacifas bëri thirrje për luftë.



Skip to toolbar