Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Parlamenti grek mban një minutë heshtje për Kryepeshkopin

AKTUALITET


Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të Kryespeshkopit Anastas janullatos pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të tij.

Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore.

Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.

Më herët në spitalin Venagjelizmos ishte ambasadorja shqiptare Luela Hajdarga e cila së bashku me bashkëpunëtorët e afërt të kryepeshkopit po merren me detajet e varrimit.



Skip to toolbar