Seanca plenare e parashikuar për t’u zhvilluar në orën 10:00 të enjten, do të shtyhet në orën 17:00. Kjo për arsye të ndarjes nga jeta të ish deputetit Gert Bogdani, për të cilin, paraditen e së enjtes, në orën 10:00-12:00 do të kryhen homazhe në nder të tij.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se për shkak të homazheve për ish deputetin Gerti Bogdani, seanca plenare e Kuvendit te Shqipërisë e ditës së enjte, datë 19 shtator, do të shtyhet për në orën 17:00.(Urdhër nr. 63, datë 17.09.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ish deputeti që mbylli sytë përgjithmonë në moshën 45-vjecare këtë të mërkurë, ishte një nga figurat më aktive të Partisë Demokratike. Mësohet se Bogdani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak, nga i cili nuk mundi të mbijetojë me gjithë ndërhyrjen e mjekëve./abcnews.al