Ndarja nga jeta e sportistit shqiptar,ambasadorja Faber dedikim prekës

AKTUALITET


Sportisti shqiptar, Klavio Meca ndërroi jetë dje në moshën 24-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje për familjarët e tij dhe jo vetëm.

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit Klavio Meca.

Ajo ka zgjedhur ta kujtojë 24-vjeçarin me një video shumë kuptimplotë ku ai reciton vargjet e Naim Frashërit shkëputur nga “Fjalët e Qiririt”.

Postimi i ambasadores

Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon. “The very smart, sëeet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti por tashmë për një arësye me shumë, kujtimin e paharruar të tij.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios.

Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë.

I përjetshëm kujtimi tij!



Skip to toolbar