Nderi i fundit i Biden për Zelenskyy, kontraktorët amerikanë do punojnë për Ukrainën

AKTUALITET


Administrata amerikane e Joe Biden ka vendosur të lejojë kontraktorët e mbrojtjes amerikane të punojnë në Ukrainë për të mirëmbajtur dhe riparuar armatimet e ofruara nga Pentagoni. Zyrtarët amerikanë thanë për CNN, se vendimi parashikon një ndryshim të rëndësishëm politikash dhe synon të ndihmojë luftën e Kievit kundër Rusisë.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kontraktorët janë pak në numër dhe do jenë larg vijës së frontit.

“Ata nuk do të përfshihen në luftime. Ato do të ndihmojnë për të siguruar që pajisjet e ofruara nga SHBA. Mund të riparohen me shpejtësi kur dëmtohen dhe të sigurohen mirëmbajtje sipas nevojës”, tha zyrtari.

Kufizimet në të kaluarën ndonjëherë kanë ngadalësuar riparimet dhe janë dëshmuar gjithnjë e më të vështira pasi SHBA i ka ofruar Kievit sisteme më të komplikuara, si avionët luftarakë F-16 dhe mbrojtjet ajrore Patriot, thonë zyrtarët. Masa është lehtësimi i fundit i kufizimeve nga administrata e Biden, e cila ka kërkuar të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit 2-vjeçar e gjysmë të Moskës pa u angazhuar drejtpërdrejt kundër Rusisë së armatosur bërthamore.

Zyrtari shtoi se asnjë trupë amerikane nuk do të kërkohet për të mbrojtur kontraktorët në Ukrainë dhe se çështjet si siguria dhe zbutja e rrezikut do të jenë përgjegjësi e atyre kompanive që hyjnë në kontrata me Pentagonin. Sakaq, Europa, liderët e saj kanë përfunduar samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian. Në konferencën përmbyllëse, shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kërkoi zëvendësimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) me ato nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se së pari duhet të angazhohemi.Shumë e rëndësishme, ajo që kemi filluar dje. Së dyti, diskutuam për interesate përbashkëta, dhe ka interesa të përbashkëta, dhe pastaj kalojmë në negociata.Interesat e përbashkëta janë për shembull, një temë që ne e prekëm, nuk do tëthosha e diskutuam, por është e gjithë tema e gazit të lëngshëm, e cila ështëmë e lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e KE.

Ajo tha se qasja e BE-së ndaj politikave tregtare të zbatuara kur Donald Trump të marrë sërish pushtetin si president i SHBA në janar do të jetë angazhimi, vështrimi i interesave të përbashkëta dhe negocimi.



Skip to toolbar