Ndërron jetë Martti Ahtisaari, “arkitekti” i pavarësisë së Kosovës

KOSOVA


Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në Helsinki, njoftoi Presidenca finlandeze.

Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe më 2008 për shkak të kontributit të tij për dhënien e konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.

Ahtisaari ishte tërhequr nga jeta publike dhe politike më 2021, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Allzajmerit.

Ai ishte president i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.



Skip to toolbar