Ndërron jetë Mohamed al Fayed, babai i Dodit që u aksidentua për vdekje me Lady Dianën

BOTA


Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Mohamed Al Fayed. Ai është babai i Dodi Al Fayed që humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit. I lindur në Egjipt, Mohamed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Ndërron jetë Mohamed al Fayed, babai i Dodit që u aksidentua për vdekje me Lady DianënMegjithatë, ai kurrë nuk e realizoi dot ambicien e tij për të marrë një pasaportë britanike. Ai i kaloi vitet e tij të fundit duke vënë gjithnjë në dyshim rrethanat e vdekjes së Dodit dhe Dianës. 

Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini. Klubi i Futbollit Fulham, të cilin Al Fayed e zotëroi për shumë vite njoftoi se ishte “shumë i pikëlluar kur mësoi” për vdekjen e tij. Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga kategoria e tretë në Premier League.



Skip to toolbar