Një 67-vjeçar, i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën në 24 orët e fundi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për një të moshuar nga Shkodra, i cili nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19, ndërsa vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.” – thuhet në njoftim.