Tragjedia në familjen Lala nga Dibra, që u shua pasi mbetën të bllokuar nën rrënojat e vilës së tyre 4-katëshe në zonën e ish-Kënetës në Durrës, është thelluar edhe më tej. Një tjetër anëtarë e kësaj familje ka ndërruar jetë pas varrimit të 8 anëtarëve të familjes Lala.
Fiqerete Lala, 64 vjeç, ndërroi jetë menjëherë pas varrimit dhe ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lala, 79 vjeç, e cila ndërroi jetë nën rrënojat e tërmetit. Fiqerete Lala pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në spital. Të shtunën, 30 nëntor, u zhvillua ceremonia mortore e 8 anëtarëve të familjes Lala, konkretisht:
1. Amelia Lala 8 vjeç
2. Sahadete Lala 79 vjeç
3. Griselda Lala 22-vjeç
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala, 15 vjeç
6. Dionis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit që u nxor nga vila 4-katëshe
I vetmi që doli i gjallë nga rrënojat e vilës ishte Ramë Lala, 17 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital.