Ndërron jetë protagonistja e “Peaky Blinders”

BOTA


Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe “’Harry Potter”, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis përmes një statusi në Twitter, ku shkruhej se Helen humbi betejën me kancerin, dhe në momentet e fundit të jetës shoqërohej nga familja e saj.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme, Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve”, shkroi ai.

Lajmi ka shokuar fansat që e adhuronin për rolet e saj, ku n jë nga më të famshmit ishte ai i Polly Gray në serialin Peaky Blinders.



Skip to toolbar