Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë

CORONAVIRUS


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Spitalin Infektiv, ku raportohet se ka ndërruar jetë nga koronavirusi një grua shtatzënë.

Mësohet se viktima ishte 4 muajsh e shtatzënë, dhe ndodhej e shtruar te Spitali Infektiv, i njohur si Covid-1.

Gruaja shtatzënë ndodhej e shtruar në reanimacionin e Infektivit prej dy ditësh, ndërsa nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin e rëndë.



Skip to toolbar