Ndërtuan një kat shtesë në kopshtin për fëmijë, në SPAK 6 punonjës të Kadastrës

AKTUALITET


Ministria e Drejtësisë, ka kallëzuar në SPAK 6 punonjës të Kadastrës.

Ministri Ulsi Manja bëri me dije se punonjësit e Kadastrës kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në kopshtin e fshatit Ishëm.

“Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Pas studim, pa projektim është shtuar një kat mbi kopshtin ku shkojnë fëmijët e kësaj njësie. Ky objekt vazhdon të jetë në pronësi të njësisë administrative Ishëm, ndërkohë që zyrtarët përkatës që do të çohen sot në SPAK”, ka thënë Manja.



Skip to toolbar