Nuk ka më dyshime. Ndeshja më e rëndësishme e javës së 16-të në Serie A, Milan-Juventus do të luhet sipas programit sot në orën 20:45.
Frika në klubin bardhezi është shuar pasi përgjigjet e testeve me tamponë kanë treguar se asnjë futbollist tjetër nuk është prekur nga Covid-19.
Skuadra juventine ka nisur transfertën drejt Milanos, ndërsa mungesat e vetme janë ato të njohura më parë.
Përveç dy lojtarëve pozitivë me Coronavirus, Alex Sandro dhe Cuadrado, nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlo, aq Alvaro Morata i dëmtuar.