Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik, por kishte edhe një kritikë për Holandën e cila nuk figuron në shtete që u solidarizuan me tragjedinë në vendin tonë.
“Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, ka shkruar ai në Twitter.
Shumë shtete anëtarë të Bashkimit Europian, vende të Ballkanit, Turqia por dhe vende të Lindjes së Mesme kanë kontribuar me ndihma, fonde dhe me njerëz për përballimin e situatës të shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri që rezultoi në humbjen e 51 jetëve.